Nga kontrabanda në dogana te grabitja e tokave në bregdet, ish-shefi i Task-Forcës dhe Drejtor i Pastrimit të Parave akuzohet për pastrim milionash përmes kompanive familjare e ortakëve ndërkombëtarë.
Në hetimet për kompaninë “Bankers”, emri i deputetit të PS-së, Alket Hyseni, ka dalë si pjesë e mashtrimeve fiskale dhe përfitues i 6 milionë euro pagesa fiktive, kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Këto miliona, Alket Hyseni i ka përfituar nëpërmjet zyrës së tij ligjore “H&A Law Firm Sh.p.k”, të regjistruar në emrin e babait të tij, Namik Hyseni, për të fshehur gjurmët e parave të pista që ka marrë nga “Bankers” dhe shumë kompani të tjera kur ishte pranë Ramës.
Por babain 84-vjeçar, një ish-brigadier me 8 klasë shkollë dhe ish-spiun sigurimi në Krahës të Tepelenës, ish-deputeti Alket Hyseni e ka përdorur edhe si “lavatriçe” milionash dhe fshehës të pasurive të paligjshme, përmes kompanisë “Straife Balkan Sh.p.k”.
Këtë kompani, Alket Hyseni e ka krijuar më 14 tetor 2022, në emër të zyrës së tij ligjore “H&A Law Firm Sh.p.k”. Në të, bashkë me babain Namik Hyseni, kanë 50% të pronësisë, ndërsa 50% i zotëron shtetasi amerikan Joseph Patrick Fleming, me banim në Texas, i përfshirë në biznes tokash dhe ndërtimi bashkë me Alket Hysenin në Shqipëri.
Sipas deklarimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma “Straife Balkan Sh.p.k” ka qendër në Tiranë, por deklaron se kryen aktivitet në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Rumani dhe Slloveni.

Babai 84-vjeçar i ish-deputetit figuron jo vetëm si ortak, por edhe si menaxher i “strategjive operacionale për sigurinë” në Shqipëri, rajon dhe Ballkan, si dhe për çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, sanksione ekonomike, sigurinë kibernetike, sigurinë e kufijve, shërbimet e inteligjencës për korporata ekonomike dhe legjislacionin doganor, tatimor, bankar, të investimeve të huaja etj.
Indicie për SPAK
SPAK mund ta marrë si indicie këtë fakt që po publikohet, për të hetuar nëse Alket Hyseni, edhe me këtë agjenci, vazhdon të zhvasë fonde dhe pastron miliardat e përfituara nga “Bankers” dhe kompani të tjera, kur ka qenë shef dogane për anti-kontrabandën, Drejtor i Task-Forcës së Tokave në Bregdet, përfaqësues juridik i kompanive të importit të karburanteve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Dosjet penale për Alket Hysenin: korrupsion, pastrim parash dhe grabitje tokash në bregdet
Në arkivën e prokurorisë, shtetasi Alket Hyseni ka disa dosje penale, por çështjet i janë pushuar pa u marrë as në pyetje, megjithëse ka prova të shumta.
Çështja e parë penale iu regjistrua në tetor 2003, kur ishte përgjegjës në Doganën e Kakavijës dhe lejonte kontrabandën e mallrave dhe armëve.
Dy çështje të tjera iu regjistruan në qershor 2010 dhe tetor 2011, kur ishte Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Durrësit, për falsifikim notash dhe dhënie diplomash false kundrejt ryshfeteve.
Dy çështje të tjera iu regjistruan në vitet 2014–2016 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për vjedhje tokash në bregdet me dokumente false, gjatë kohës që ishte Drejtor i Task-Forcës për Pronat në Bregdet./Pamfleti
Lere se gjynaf ka me ke merret spaku jo me politikanet ,po te ishe marr spaku me keta zdo kishte vend me neper burgje ,kur keta plehrat ton per nji kostum ose ore skan justifikim jo me per me shume.ska gje spaku dhe dumani merret me ne hallexhit qe kemi gjith jeten pune e si kemi pare pasurite dhe jetën e ketyre plehrave
spak leshi apo muti flen gjume
Arket hyseni , qe ne fytyre duket qe eshte kelyshspiuni ,, ilace do ti bejne e me drog do harxhohen leket e vjedhura nga femijet e tyre , pastaj per kurvicat qe marin e familjet e degjeneruara qe kane , haram i pacin e ilace ti bejne o i madhi zot, cdo qindarke te vjedhur????