TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Shtator 2025, 22:46

“Air Albania” në kolaps total, vonon fluturimet dhe lë udhëtarët rrugëve të Stambollit!

Shkruar nga Pamfleti
“Air Albania” në kolaps total, vonon fluturimet dhe lë
Inaugurimi i "Air Albania" nga kryeministri

Udhëtarët denoncojnë: “Air Albania” na braktisi në aeroport me vetëm 2 sandwich...

Nuk kanë fund bëmat e “Air Albania”. Teksa kompania ka marrë tatëpjetën, ata që po e pësojnë janë qytetarët.

Dje u denoncua një rast skandaloz, ku një arkivol ishte bllokuar brenda avionit për 6 orë. Familjarët e të ndierit u detyruan të shtyjnë ceremoninë e varrimit për shkak të tekave të kësaj kompanie. Por në adresë të “Pamfletit” ka ardhur një tjetër denoncim ditën e sotme.

Sot ka pasur një vonesë të pajustifikuar në linjën Tiranë-Stamboll. Avioni duhej të nisej në 07:00, por fluturimi u anulua dhe u nis nga Tirana në orën 15:00, me staf të plotë turk. Shumë qytetarë që ikin tranzit në destinacione të tjera i humbën fluturimet. Por ata janë lënë të flenë në stol.

Na sollën në Stamboll e na dhanë vetëm biletën për nesër pas 24 orësh dhe na suportuan veç me 2 sanduiçë e një shishe ujë. Jo hotel. Duhet të rrimë rreth 15 vetë të flemë në stol. E turpshme loja Turkish Airline me Air Albania që është vetëm një vasale e plotë e mëmës, Turkish Airline”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Pak ditë më parë u denoncua në media se Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nishan. Ata që dikur qeveria i shiste si krenarinë e qiellit të Shqipërisë, tashmë nuk duken askund. Arsyeja është se kompanitë që ia kishin dhënë ato me qira Air Albanias i kanë tërhequr avionët mbrapsht për shkak të mospagesës së qirasë.

Si rezultat, tashmë “Air Albania” ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon Dana Air, kompanisë që ia ka dhënë atë me qira “Air Albania”.

Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e “Air Albania” saqë kompanisë nuk po i del më koha as t’u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë.

Ndërkohë “Air Albania” është paditur nga disa kompani të huaja dhe është e zhytur deri në fund, në prag falimenti. Duket se aferat e Sinan Idrizit i vuajnë qytetarët. /Pamfleti

1 Komente

  1. L
    Lemi

    Pune anadollakesh e Ka fajin palloshit qe Meret me kto bthq

    Lini një Përgjigje