
Gazeta italiane “Domani” dhe libri i Troçhias: lidhjet e qeverisë Rama me mafian shqiptare
Gazeta italiane “Domani” publikoi pjesë nga libri “Invincibili. La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo” i gazetarit Nello Troçhia, ku flitet për rolin e grupeve shqiptare të drogës dhe lidhjet e tyre me qeverinë “Rama”.
Në libër përmendet takimi i janarit 2019 në Aruba të Karaibeve, ku sipas anti-mafies italiane, përveç ministrave dhe figurave të botës së krimit, ka indicie se ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Në mesin e pjesëmarrësve, sipas librit, ka qenë edhe mafiozi Artur Shehu, i njohur për grabitjen e 600 hektarëve toka në Vlorë dhe përfshirjen në trafik droge, kontrabandë klandestinësh dhe vrasje në vitet ’97.
Nga Aruba te lejet e ndërtimit në Shqipëri
Nuk është rastësi që më 23 prill 2020, pas takimit të fshehtë në Karaibe, Shehu krijoi kompaninë “Adhenis sh.p.k.”, 100% në pronësi të tij, përmes një prokure të dhënë Leonard Bishajt, një nga bashkëpunëtorët e tij në grabitjet e tokave.

Më 16 mars 2022, me vendim nr. 28 të Këshillit Kombëtar të Territorit, kompania “Adhenis” e Shehut mori lejen për ndërtim hoteli dhe restorantesh në Lungomare të Vlorës, 50 metra brenda detit.

Profili i Artur Shehut
Shehu është arratisur dhe jeton në Florida të SHBA-së si person në kërkim. Tokat e grabitura prej tij dhe Pëllumb Petritajt kanë kaluar me çmime simbolike edhe tek familjet Meta, Berisha, Rama, Llalla, si dhe tek ministra, oligarkë, gjyqtarë e prokurorë. Rekordin e mban Fidel Ylli me 100 hektarë.
Ai është hetuar për pastrim parash në Shqipëri e Itali, si pjesë e grupit mafioz Sacra Corona Unita.
Mediat italiane dhe OCCRP, në maj 2018, e cilësuan “kryegangsterin e grabitjes së tokave në bregdetin e Vlorës dhe të pastrimit të parave me mafien italiane, i lidhur dhe i mbrojtur nga politikanë e drejtues të drejtësisë në Shqipëri”.
Rama mbi ligjin Anti-Mafia
Ligji Anti-Mafia ndalon qartë dhënien e licencave dhe aseteve publike për persona të botës së krimit ose nën hetim për vrasje, pastrim parash, trafik droge apo grabitje pasurish. Megjithatë, Edi Rama ka firmosur dhënien e lejeve dhe licencave për Artur Shehun.
Sipas burimeve të anti-mafies italiane, marrëveshjet e pastrimit të parave përmes investimeve në ndërtim dhe turizëm në Shqipëri u vulosën pikërisht në takimin sekret të janarit 2019 në Aruba, ku Shehu ishte figurë kryesore./Pamfleti

Gjithcka eshte e besueshme duke bere nje permbledhje te ketyre 12 vjeteve ne pushtet te ketij kryeministri. I lidhur koke e kembe me mafian, sherbetor i atyre interrsave. Nuk do mend te kuptosh nga vijne te ardhurat per industrine e ndertimit, si funksionon porti Durresit, si fitohen zgjedhjet gjithnje e me thelle.
A vlejne per spakn kto fakte te konfirmume ne te dhena zyrtare? Sigurishte qe pooooo. Po pse ahere hesht ky spak? Se ska mendere me i hy detit ne thellsi per me pa leshterikt e Ramziut. Kjo lidhje me kte gangsterin e Vlones Artur Shehu trego ashiqare pleksjen e Ed Rames me grupet mafioze. Pse nuk i kerko spak fbi amerikane ta sjell per flokesh ket gangon e Vlores qe esh shpall i kerkim qe do me then se ka nje proçes te mbet pezull ndaj tij nga qe esh narrati. Apo spak pret se duhet te urdheroj Ramziu qe e ka be Shqipnine lesh arapi?
Injorantet Shqiptare jane bere bandite nga inteligjenca e sherbimeve sekrete anti Europiane si ahere " partizane" kur vrisnin Italiane e Gjermane per te perfituar nga thaset me placka qe hidhnin Englezet me parashute. Sot MOSSAD eshte pronari de facto i fermave te droges ne ameriken latine dhe njekohesish tutori i kriminelve idjote Shqiptare qe vrasin njeritjerin dhe e cojne vendin ne toke te djegur. Izraeli fiton miliarda nga krimi i rinise "heroike" Shqiptare.
Aq mirë ia bëjnë shqiptarëve kur i votojnë këta mafiozë e hajdiutë
Kam degjuar qe A.SH i ka pronat te trasheguara nga trungu familjar. Nuk ben keq departamenti investigativ i Pamfletit ta hulumtoj kte obsion. Thjesht dhe vetem per paanshnerine qe une besoj se e demostron Pamfleti.
E vertete eshte qe i ka nga trungu familjar.Problemi eshte se ja ka grabitur dhe familjareve dhe rezulton pronar i vetem.Nderkohe qe pronaret vuajne per buke,ky ben kete luksi neper bot
Ne 2014 Rama ndaloi gjuetine per arsye qe kultivuesit e kanabisit ishin ankuar qe gjahtaret po na shqetesojne ne plantacionet e hashashit.