TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2026, 12:37

Trump kritikon Netanyahun: Duhet të jetë më i përgjegjshëm në lidhje me Libanin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kritikon Netanyahun: Duhet të jetë më i
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se ai duhet të tregojë më shumë përgjegjësi për situatën në Liban.

Duke folur para gazetarëve gjatë samitit të G7, Trump la të kuptohet se veprimet e qeverisë izraelite kanë ndërlikuar përpjekjet amerikane për të arritur një marrëveshje me Iranin, veçanërisht për shkak të tensioneve që lidhen me Hezbollahun në Liban.

I pyetur nëse ishte i frustruar me Netanyahun, presidenti amerikan u përgjigj se: “Pa mua nuk do të kishte Izrael sepse asnjë president tjetër nuk ishte i gatshëm të bënte atë që bëra unë”.

Trump kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin izraelit, por theksoi se pret një qasje më të kujdesshme nga ana e tij.

“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Bibin, por tani Bibi duhet të jetë më përgjegjës në lidhje me Libanin”, deklaroi Trump, duke përdorur nofkën me të cilën njihet gjerësisht Netanyahu.

Sipas raportimeve, Trump beson se sulmet izraelite ndaj Hezbollahut kanë vështirësuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së me Iranin. Teherani ka këmbëngulur se çdo marrëveshje armëpushimi duhet të përfshijë edhe situatën në Liban.

Nga ana tjetër, Netanyahu është përpjekur të shmangë një përplasje publike me presidentin amerikan. Duke komentuar marrëveshjen SHBA-Iran, ai deklaroise: “Ka raste në të cilat unë dhe Presidenti Trump nuk biem dakord. ... Unë jam përgjegjës për interesat e sigurisë së Izraelit dhe kjo duhet të bëhet me mençuri”.

Deklaratat e fundit tregojnë se, pavarësisht aleancës së fortë mes SHBA-së dhe Izraelit, ekzistojnë dallime në qasjen ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe mënyrës së menaxhimit të konfliktit në Liban.

presidenti i shteteve të bashkuara donald trump g7 samit

Lini një Përgjigje