
Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Agias Irini në Agia Paraskevi.
Sipas informacioneve nga mediat greke, viktima është rreth 40 vjeç dhe ka plagë në qafë.

Autori që qëlloi viktimën, në një lagje të qetë, menjëherë pas ekzekutimit, u largua me vrap, ndërsa sipas informacioneve ai mbante një maskë kirurgjikale, duke mbuluar pjesën e fytyrës.
Të paktën pesë gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, i cili është rrethuar nga forcat e policisë.

Menjëherë u dha alarmi në Policinë Helenike, e cila ka nisur një kërkim për të gjetur autorin.
Lini një Përgjigje