Bota25 Shkurt 2023, 22:34

1-vjetori i luftës në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA: Furnizimet e reja me armë vetëm zgjasin konfliktin

Shkruar nga Pamfleti

1-vjetori i luftës në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA:

Sanksionet amerikane të vendosura kundër Rusisë të premten janë të pakuptimta dhe nuk do të bëjnë që Moska të braktisë politikën e saj të pavarur, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Anatoly Antonov duke komentuar kufizimet e Uashingtonit.

Ai tha se kjo lëvizje vetëm se sa do të zgjasë konfliktin mes dy vendeve.

“Më 24 shkurt, bota ka dëshmuar një raund tjetër të sanksioneve të pamenduara ekonomike dhe personale kundër Rusisë dhe qytetarëve të saj. Ata edhe një herë duan që ne të “vuajmë”. A beson vërtet dikush se masa të tilla do ta bëjnë vendin tonë të heqë dorë nga drejtimi i tij i pavarur?, tha Antonov siç citohet nga shërbimi për shtyp i ambasadës.

Sipas tij, administrata e Uashingtonit nuk arrin të kuptojë se “furnizimet e reja me armë, si të gjitha ato të mëparshmet, vetëm sa e zgjasin konfliktin, duke çuar në gjakderdhje të vazhdueshme dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmon për të afruar paqen”.

Ditën e djeshme u shënua 1 vit nga dita kur bota dëshmoi nisjen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, luftë e cila i ka kushtuar jetën mijëra personave, ka shkatërruar shumë qytete dhe ka detyruar miliona ukrainas që të shndërrohen në refugjatë.

 

lufta në ukrainë anatoly antonov