Bota 3 Maj 2023, 18:56

“14-vjeçari është vendosur në një klinikë psikiatrike”, Vuçiç reagon pas krimit makabër në Beograd: Një ditë e vështirë për Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

“14-vjeçari është vendosur në një klinikë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbajti sot pasdite një konferencë urgjente për shtyp, lidhur me sulmin makabër që u bë në një shkollë në Beograd nga një 14-vjeçar.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave dha detaje nga hetimet e kryera deri tani. Ai bëri të ditur se 14-vjeçari është dërguar në spitalin psikiatrik dhe po mbahet nën kontroll dhe vëzhgim të mjekëve.

Ndërsa shtoi se babai i autorit është arrestuar, pasi arma me të cilin është kryer krimi i përket atij dhe se ai kishte cenuar sigurinë publike duke e lënë atë të ekspozuar ndaj djalit 14-vjeçar.

Sot është një nga ditët më të vështira në historinë moderne të vendit tonë. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve, prindërve, vëllezërve dhe motrave të fëmijëve të vrarë dhe fëmijëve, familjes së rojës së vrarë. Fatkeqësisht Serbia është e bashkuar në trishtim, ai trishtim është aq i madh sa më të madhin nuk e kujtojmë. Por edhe kur jemi të bashkuar në pikëllim, duhet të shikojmë shkaqet dhe përgjegjësinë e secilit prej nesh, të kërkojmë zgjidhje, që diçka e tillë, sado e paparashikueshme dhe e papritur, të mos ndodhë më. Tani e tutje djali ndodhet në një vend të veçantë të klinikës së neuropsikiatrisë.  Babai i tij, si pronar i një arme që edhe pse kishte të gjitha lejet e nevojshme është arrestuar, pasi nuk kishte siguruar armën në një vend të pa aksesueshëm. Gjithashtu dhe nëna e tij aktualisht ndodhet në paraburgim”, tha Vuçiç.

Presidenti serb kërkoi me tej nga mediat që të mos i hedhin “benzinë zjarrit” me pretendimet që nxjerrin nëpër lajme.

Djali tregoi në deklaratën e tij se kishte planifikuar gjithçka, e shpjegoi në një mënyrë të çuditshme, të cilën nuk mund t'ia shpjegosh askujt që i ka humbur fëmijët. Disa flasin për dhunën e bashkëmoshatarëve, thonë se ka kërcënuar me bombë më herët, ju lutem mos shpifni. Ai donte të hidhte kokteje molotovi, për të penguar që dikush të hynte në shkollë derisa të kishte bërë punën e tij monstruoze. Megjithatë, ai u frikësua kështu që hoqi dorë. Ju lutem mos e imagjinoni se ka një ndryshim mes fëmijë të pasur dhe të varfër, ju lutem mos shpikni gjëra të tilla, është një tragjedi mjaft e madhe”, tha ai.

vuçiç shkolla 14 vjeçari beograd