TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2024, 21:29

300 mln dollarë dëm, Ukraina fundos nëndetësen ruse në Krime!

Shkruar nga Pamfleti

300 mln dollarë dëm, Ukraina fundos nëndetësen ruse në

Ukraina ka arritur të fundosë nëndetësen, Rostov-on-Don me një vlerë prej 300 milion dollarësh, pas një sulmi me raketa në qytetin port të Sevastopolit.

Sipas raportimeve ajo ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi, e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr. BBC shkruan se deri më tani Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar.

“Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, tha shtabi i përgjithshëm në Kiev.

Zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në 2014.

Zyrtarët e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar vunë në dukje shtatorin e kaluar se anija Rostov-on-Don ka pësuar dëme katastrofike në një sulm me raketa, ndërsa po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar të Sevastopolit.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e riparoi më pas anijen me vlerë 300 milionë dollarësh dhe se kohët e fundit po testonte aftësitë e saj pranë Sevastopoli.

Lini një Përgjigje