
Një luftë e cila nisi me idenë që do të përfundonte brenda pak javësh, pas pretendimeve të Putinit se ushtria e tij ishte e aftë për të mbërritur në Kiev brenda pak kohësh, sot ka mbërritur në ditën e saj të 500-të.
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës duket se ka ngecur në vend që prej verës së kaluar, pavarësisht se ngjarjet vazhdojnë të ndryshojnë me një shpejtësi të paparë.
Armët dhe municionet vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë, BE-ja vazhdon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje duke udhëtuar jashtë vendit.
Në front, luftimet vazhduojnë për çdo centimetër të territorit veçanërisht rreth Bakhmutit, të cilin ukrainasit ende po përpiqen ta rifitojnë. Tragjedia më e madhe ndodhi kur u shkatërrua diga e Kahovkës nga pasojat e shpërthimit, i cili solli shpërnguljen e njerëzve dhe probleme të mëdha mjedisore.
Në Ukrainë kanë mbërritur tanket dhe avionët MiG-29 nga Evropa Lindore, ndërsa avionët F-16 janë ende në pritje, megjithëse pilotët ukrainas janë duke u trajnuar. Bashkimi Evropian ka premtuar një milion municione, ndërsa forcat e armatosura ukrainase shpesh përdorin drone për të sulmuar Krimenë, si dhe Belgorodin dhe Moskën. Kundërofensiva e Kievit ka filluar, por nuk po jep rezultate të shpejta.
Në këto ditët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje, duke nisur nga katastrofa me shpërthimin e digës, te nisja e kundër ofensivës ukrainase e deri te kryengritja e Wagnerit dhe situata paraqitet njëlloj.
Miliarda euro të shpenzuara, miliona njerëz të prekur nga kriza e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe asnjë shenjë për përfundimin e saj. Fitues nuk duket të ketë dhe ajo që sugjerohet është që ky do të jetë një konflikt i gjatë në vite, kostot e së cilës po i vuan e gjithë bota.
Lini një Përgjigje