TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2023, 07:40

Vendimi për të dërguar municione thërrmues në Ukrainë përçan NATO-n, Gjermania del kundër SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për të dërguar municione thërrmues në

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është shprehur se Berlini është kundër dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë.

Ky reagim i Berlinit vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla. Organizatat e të drejtave të njeriut gjithashtu kundërshtojnë dërgimin e municioneve të tilla.

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente. E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen.

Ajo iu referua Konventës për Municione Thërrmuese që u nënshkrua në kryeqytetin norvegjez më 2008. Kjo konventë ndalon përdorimin, ruajtjen, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

Organizata Human Rights Watch u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të mos e furnizojë Kievin me municione të tilla. Kjo organizatë tha se municionet thërrmuese janë përdorur si armë nga forcat ruse dhe ukrainase, të cilat kanë vrarë civilët ukrainas.

Municionet thërrmuese janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.

gjermania municonet shpërthyese

Lini një Përgjigje