TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2026, 17:46

A është gjallë Mojtaba Khamenei?

Shkruar nga Pamfleti
A është gjallë Mojtaba Khamenei?
Mojtaba Khamenei

Pa video dhe pa paraqitje publike: Dyshime për gjendjen e Mojtaba Khameneit...

Deklarata e parë e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, është pritur me skepticizëm nga mediat izraelite, të cilat theksojnë se mesazhi u transmetua pa ndonjë paraqitje publike apo video të vetë liderit.

Gazeta Jerusalem Post vëren se që nga momenti i emërimit të tij nuk është publikuar asnjë paraqitje e drejtpërdrejtë e liderit të ri suprem.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, mesazhi u transmetua nga televizioni shtetëror iranian vetëm në formë teksti, pa pamje ose regjistrim të ri të Khameneit duke folur. Kjo ka nxitur spekulime për gjendjen e tij dhe për faktin nëse ai është realisht në gjendje të ushtrojë detyrën. Po ashtu ka zëra se ai ka vdekur dhe Irani ka shpallur lider një fantazmë, kjo për të mos demoralizuar popullin, por dhe për të çorientuar Izraelin, i cili ka shfaqur si synim eliminimin e tij.

Ndërsa mediat britanike shkruanin sot se Lideri i ri Suprem i Iranit është në gjendje kome. Sipas “The Sun”, ai ka humbur edhe njërën këmbë.

Megjithatë, në mesazhin me shkrim dore, Mojtaba Khamenei shfaqet i vendosur për të vazhduar linjën e ashpër të Teheranit në konfliktin aktual. Sipas mediave, ai ka dhënë udhëzim që ngushtica e Hormuzit të mbetet e mbyllur, një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Në të njëjtën kohë, Teherani ka paralajmëruar se sulmet në rajonin e Gjirit do të vazhdojnë derisa Shtetet e Bashkuara të mbyllin bazat e tyre ushtarake në rajon, duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, situata në terren mbetet shumë e tensionuar. Gjatë ditës janë raportuar pesë sulme raketore iraniane ndaj Izraelit, ndërsa ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar për kundërpërgjigje me goditje ndaj objektivave të Hezbollahut në Bejrut.

Në veri të Izraelit, në zonën e Kiryat Shmona, sirenat e alarmit janë aktivizuar për shkak të paralajmërimeve për sulme me dronë, ndërsa përshkallëzimi i përplasjeve ushtarake vazhdon të mbajë rajonin në gjendje alarmi.

 

mojtaba khamenei lidei

3 Komente

  1. S
    Sionist Chabadulla

    Hehehe…Izraeleshet dojne me e pa eahh..!? Hahaha…zvarranike qe ushqeheni nga taksapaguesit amerikane. Mashtruesit dhe kriminelet EXELENT te rruzullit tokesor. A doni me i’a zbulu edhe vendndodhjen eahh!?

    1. E
      Ervis

      Izraeli eshte de fakto shteti nr. 1 i botes! E sulmuan, ja perdhunuan vajzat e reja edhe te vdekura ne publik, shume familje ne brezin kufitar u mbyten nga asfiksia ne bodrume nga shtepite duke u djegur nga zjarri, e shume krime qe beri Hamas-Hezbollah-Iran! Lufte deshen lufte morren! Izraeli eshte populli i Zotit, nuk mposhtet nga feja e Anti-Krishtit kurre!

      1. L
        Lili

        Teknologjia është aq e avancuar sa çdo dalje publike e Mojtaba Khameinit do të zbulonte vendndodhjen e Tij.Pse nuk thoni se a është gjallë Krimineli Netanjahu?! Edhe ai ka 2 javë që nuk ka dalë në publik...

        Lini një Përgjigje