Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se janë konfirmuar vdekjet e vajzës, dhëndrit dhe nipit të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë një sulmi të ndodhur në mëngjesin e së shtunës, më 28 shkurt.
Sipas raportimit të agjencisë, konfirmimi erdhi pas një komunikimi me rezidencën e liderit suprem.
Fars thekson se familjarët e Khameneit humbën jetën gjatë sulmit, ndërsa në të njëjtin incident thuhet se është vrarë edhe një nga nuset e familjes.
Agjencia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e sulmit apo vendndodhjen e saktë të tij. Autoritetet iraniane deri tani nuk kanë publikuar një deklaratë të gjerë zyrtare mbi incidentin.
Lajmi vjen në një periudhë tensioni të lartë në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit lidhen me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Lini një Përgjigje