Bota30 Maj 2023, 22:50

Afrika e Jugut “injoron” Gjykatën Ndërkombëtare Penale, i garanton Putinit imunitet diplomatik për të marrë pjesë në samit

Shkruar nga Pamfleti

Afrika e Jugut “injoron” Gjykatën Ndërkombëtare

Afrika e Jugut ka lëshuar imunitet të plotë diplomatik për të gjithë liderët që marrin pjesë në një samit në muajin gusht.  Kjo do të thotë se Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të udhëtojë drejt Johannesburg dhe të mos ketë frikë se vendi do të veprojë sipas një urdhër arresti të gjykatës penale ndërkombëtare të Hagës për arrestimin e tij.

Si anëtare e ICC-së, Afrika e Jugut do të ishte nën presion, dhe ndoshta nën një kërkesë ligjore, për të arrestuar Putinin, prandaj edhe autoritetet njoftuan se garancia e tyre mund të mos e tejkalojë urdhrin e arrestit të ICC.

Gjykata e Hagës lëshoi ​​një urdhër për arrestimin e tij në mars lidhur me rrëmbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Afrika e Jugut po bëhet gati për një samit të grupit Brics, ku bëjnë pjesë Brazili, Kina, India, Rusia dhe Afrika e Jugut.

putin afrika jugut urdhër arresti