Bota30 Maj 2023, 21:59

Sulmet mbi centralin e Zaporizhzhia, Agjencia Atomike e OKB-së ngre alarmin: Jemi shumë pranë një katastrofe bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet mbi centralin e Zaporizhzhia, Agjencia Atomike e OKB-së ngre

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së, Rafael Grossi, i ka kërkuar Ukrainës dhe Rusisë që të respektojnë pesë parime thelbësore për të mbrojtur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Kjo pasi ai ende nuk ka arritur që të sigurojë një marrëveshje mes palëve për marrjen e objektit në mbrojtje nga ana e OKB-së.

Ai tha se situata e sigurisë bërthamore në termocentralin Zaporizhzhia "vazhdon të jetë jashtëzakonisht e brishtë dhe e rrezikshme".

Një ndër parimet që është thyer nga Rusia, ishte që termocentrali të mos përdorej si bazë për armë të rënda, si raketa të shumta, sisteme artilerie dhe municione dhe tanke, ose për personelin ushtarak që mund të përdorej për një sulm nga uzina.

"Ka pasur shtatë raste kur lokacioni humbi të gjithë fuqinë e vendit dhe duhej të mbështetej në gjeneratorët e emergjencës me naftë, që është, siç e dini, linja e fundit e mbrojtjes kundër aksidenteve bërthamore", tha ai, duke shtuar se në rast të përsëritjes mund të kemi një katastrofë.

zhaporizhzhia okb alarm