Bota30 Maj 2023, 21:48

Britania mbështetje të “verbër” Ukrainës: Për vetëmbrojte, Kievi ka të drejtë të sulmojë përtej territoreve të saj

Shkruar nga Pamfleti

Britania mbështetje të “verbër” Ukrainës:

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly tha të martën se Ukraina ka të drejtë të sulmojë përtej kufijve të saj për vetëmbrojtje, duke justifikuar kështu sulmin ukrainas me dron në Moskë.

Ai shtoi se çdo shtet ka të drejtën e tij për të gjetur dhe përdorur mënyra për të siguruar mbijetesën e kombit dhe popullit të tij.

"Ukraina ka të drejtën legjitime për të mbrojtur veten. Ajo ka të drejtën legjitime për ta bërë këtë brenda kufijve të saj, natyrisht, por gjithashtu ka të drejtë të projektojë forcë përtej kufijve të saj për të minuar aftësinë e Rusisë për të projektuar forcë në vetë Ukrainën. Pra, objektivat legjitime ushtarake përtej kufirit të saj janë pjesë e vetëmbrojtjes së Ukrainës. Dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.

Në mënyrë të moderuar ai tha se nuk kishte asnjë vlerësim mbi sulmet me dronë në Moskë të martën dhe ai po i referohej objektivave ushtarake më gjerësisht përtej kufijve që janë "të njohura ndërkombëtarisht si legjitime si pjesë e vetëmbrojtjes së një kombi.

britania ukraina rusia