Kosova11 Tetor 2023, 21:29

Agresioni serb në Veri, deputetja britanike: Vuçiç t'i dorëzojë Radoiçiçin drejtësisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni serb në Veri, deputetja britanike: Vuçiç t'i

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka sjellë sërish në vëmendje sulmin terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë oficeri i lartë i Policisë, Afrim Bunjaku.

Në një lidhje direkte me Ilva Tare, Kearns u shpreh se është zhgënjyese se si BE-ja ende nuk ka reagim të arsyeshëm për rastin. Ajo ka kërkuar që Serbia t'i dorëzojë Radoiçiçin institucioneve kosovare të drejtësisë.

“Ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës. Por jemi thellë të zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të përgjigjes perëndimore ndaj një përshkallëzimi tjetër nga Serbia. Për këtë edhe Britania e Madhe ka dërguar trupa shtesë në Kosovë. Beogradi duhet të dorëzojë Milan Radoiçiçin në mënyrë që ai të gjykohet në Kosovë”, u shpreh Kearns.

Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

agresion serb veri deputetja