Bota15 Tetor 2023, 08:05

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi; 2 të vdekur dhe 25 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi; 2 të

Dy persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në zonë Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.

Sipas mediave fqinje aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses, policisë dhe ambulanca. Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë nxjerrë pasagjerët e bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident turqi viktima te plagosur