Bota16 Qershor 2024, 12:57

Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset me autobusin, 4 viktima; 6 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset me autobusin, 4 viktima; 6

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm.

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi të Greqisë.

Mësohet se një makinë dhe një autobus janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Mediat greke raportojnë se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 6 persona. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në automjet gjetën vdekjen e menjëhershme.