TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 12:24

Akuza për posedim armësh dhe eksplozivësh pa leje, lihet në qeli vëllai i Gjukanoviçit

Shkruar nga Pamfleti
Akuza për posedim armësh dhe eksplozivësh pa leje, lihet në
Aco Gjukanoviç pas arrestimit

Biznesmeni Aco Gjukanoviç, vëllai i ish-Presidentit dhe Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, është lënë në paraburgim për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale të posedimit dhe mbajtjes së paligjshme të armëve dhe eksplozivëve, njoftoi sot Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Nikshiq.

Në deklaratë thuhet se ai u ndalua për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Me propozim të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Nikshiq, ndaj A.GJ. u urdhërua paraburgimi për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale të posedimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivëve. Paraburgimi u urdhërua për shkak të rrezikut të arratisjes. Ekziston dyshim i arsyeshëm se A.GJ. mbante armë dhe municione ilegale në shtëpinë e tij në Nikshiq”, thuhet në deklaratë.

mali i zi vellai i gjukanoviç akuza

Lini një Përgjigje