
Irani mohon se ka qëlluar Izraelin me raketa. Irani i është përgjigjur akuzave të Tel Avivit, duke thënë se Teherani nuk ka qëlluar asnjë raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më herët se Izraeli “do të përgjigjet me forcë” pas “shkeljes së plotë” të armëpushimit të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana e Iranit, duke shtuar se do të vazhdojë operacionin intensiv për të goditur Teheranin.
“Unë kam udhëzuar IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) në koordinim me Kryeministrin që të vazhdojnë operacionin intensiv për të sulmuar Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit dhe infrastrukturën terroriste në Teheran”, tha ai.
Media izraelite raportoi më herët se forcat izraelite kishin ndaluar me sukses dy raketa balistike të lëshuara nga Irani, megjithëse autoritetet iraniane e quajnë këtë një “provokim të rremë”.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit përgëzon forcat iraniane për “goditjet vendimtare dhe të matur” që kanë ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndaj territorit iranian.
Lini një Përgjigje