TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 10:34

“Teherani do të dridhet”, ministri izraelit kërcënon Iranin pas shkeljes së armëpushimit

Shkruar nga Pamfleti

“Teherani do të dridhet”, ministri izraelit kërcënon

Menjëherë pasi Izraeli tha se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, ministri i financave i ekstremit të djathtë të vendit postoi një deklaratë të shkurtër në mediat sociale.

“Teherani do të dridhet”, shkruan Bezalel Smotrich, një aleat kyç i kryeministrit Benjamin Netanyahut.

Më herët, ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të “përgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.

Komentet e Israel Katz duket se kanë ardhur përpara se ushtria të zbulonte raketa iraniane në Izraelin verior pak kohë më parë.

Në këtë fazë është e paqartë se për cilat sulme iraniane po flet ai, megjithëse mjekët thonë se pesë persona u vranë në Beer Sheba gjatë natës pas raketave të qëlluara nga Teherani.

Lini një Përgjigje