TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2026, 16:41

Armët bërthamore, Ngushtica e Hormuzit dhe sulmet ndaj fqinjëve; cilat janë pikëpamjet e udhëheqësit të ri suprem?

Shkruar nga Pamfleti
Armët bërthamore, Ngushtica e Hormuzit dhe sulmet ndaj fqinjëve;
Mojtaba Khamenei

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka dhënë disa të dhëna mbi mënyrën e të menduarit të qeverisë iraniane në mes të një tranzicioni themelor të lidershipit pas vrasjes së disa figurave kyçe.

Për armët bërthamore, Araghchi tha se rani mbetet në vijat e vendosura më parë nga Khamenei.

Babai dhe paraardhësi i Khameneit kishin ndaluar armët e shkatërrimit në masë në një fetva në fillim të viteve 2000”, tha ai.

Araghchi shtoi  se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, ende nuk ka shprehur një mendim mbi legjitimitetin e armëve bërthamore, por pret që ato nuk do të ndryshojnë shumë nga politika e mëparshme.

-Ngushtica e Hormuzit

Araghchi mbështeti një protokoll të ri që anijet të përdorin korridorin kryesor të transportit detar, të cilin Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive, duke rritur çmimet e naftës.

Ai dukej sikur linte të kuptohej se Irani dëshiron të mbajë një kontroll të fortë mbi rrugën ujore pas luftës, duke thënë se lundrimi paqësor kërkonte "konsideratë për interesat e Iranit" dhe se kalimi i sigurt duhet të jetë i mundur "nën kushte specifike".

-Sulmet ndaj fqinjëve

Irani më parë pretendoi se po sulmon forcat amerikane vetëm në vendet fqinje. Araghchi shpjegoi në intervistë se ndikimet në zonat jo-ushtarake ishin një reagim ndaj zhvendosjes së forcave amerikane "pranë zonave urbane". Araghchi pranoi se vendet e rajonit janë "të mërzitura", por tha se fajin e kanë SHBA-të.

irani mojtaba pikpamjet

Lini një Përgjigje