Bota13 Prill 2023, 08:53

"Armët ruse janë më shkatërruese", eksperti izraelit: Perëndimi dhe SHBA nuk mund t’i kundërshtojnë

Shkruar nga Pamfleti

"Armët ruse janë më shkatërruese", eksperti

“Vendet perëndimore nuk kanë asgjë për t’iu kundërvënë armëve hipersonike ruse që mund të përdoren në vend të armëve bërthamore taktike”, kështu është shprehur ish-shefi i shërbimit inteligjent izraelit “Nativ”, eksperti ushtarak dhe analisti Yakov Kedmi.

Eksperti Kedmi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten pas Rusisë në prodhimin e armëve të reja hipersonike, të cilat për nga fuqia dhe shpejtësia e tyre shkatërruese mund të krahasohen me armët bërthamore taktike dhe mund t’i zëvendësojnë ato në detyra ushtarake.

Ai është i bindur se mungesa e armëve të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore, vetëm sa forcon epërsinë ushtarake ruse.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë një armë hipersonike. Ajo që u prodhua dhe u testua dhe për të cilën u shpenzuan shumë para, rezultoi se nuk ishte një armë mjaft e mirë dhe ata duhet të fillojnë testimet nga fillimi. Një gjë tjetër, armët hipersonike sot luan një rol vendimtar në kohën e fluturimit dhe praktikisht kohëzgjatja e fluturimit zvogëlohet në 5-10 minuta, përveç kësaj ka saktësi të lartë. Mjetet që kanë sot SHBA-ja dhe Perëndimi nuk mund t’i rrëzojnë këto raketa apo të pengojnë përdorimin e tyre”, ka thënë Kedmi.

arme ruse eksperti izraelit perendim shba kundershtim