TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2024, 14:30

Arratisje si në filmat aksion në Francë/ Persona të maskuar sulmojnë fugonin e burgut, vrasin tre policë dhe lirojnë të burgosurin! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arratisje si në filmat aksion në Francë/ Persona të maskuar

Tre oficerë francezë të janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi në një furgon burgu që transportonte një të burgosur i cili u arratis.

Sipas asaj që raporton, Agence France-Presse, sulmi ndodhi vonë në mëngjes aks rrugor në Incarville në rajonin Eure të Francës veriore.

I burgosuri po transportohej midis qyteteve Rouen dhe Evreux në Normandi. Një burim policor tha se sulmi është kryer nga një ekip prej disa individësh të cilët kanë mbërritur me dy automjete dhe më pas janë larguar vetë.

Njëri prej tyre u plagos gjithashtu, tha një burim policor, por nuk është e qartë se sa sulmues ishin gjithsej.

Ministri i Drejtësisë, Éric Dupond-Moretti, konfirmoi sulmin ndaj autokolonës së burgut dhe tha në se ai po shkonte menjëherë në vendngjarje.

Lini një Përgjigje