Bota13 Prill 2023, 13:47

Arrestimi i gazetarit amerikan, mediat e huaja: Është konfirmuar personalisht nga Putin

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i gazetarit amerikan, mediat e huaja: Është konfirmuar

Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar personalisht arrestimin e gazetarit amerikan të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, sipas burimeve.

Mediat e huaja raportojnë se sipas burimeve, miratimi i arrestimit nga presidenti rus pasqyron “influencën në rritje të linjës së ashpër të Kremlinit”, të cilët po shtyjnë të intensifikojnë konfrontimin e Moskës me Uashingtonin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli se vendimi nuk ishte i Putin, por ishte në “prerogativën totale të shërbimeve speciale”.

Kujtojmë se gazetari Evan Gershkovich akuzohet për spiunazh. Ai është kthyer në të parin gazetar që arrestohet për spiunim të dyshuar në vend që nga Lufta e Ftohtë me SHBA-të. Gazetari rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse shpallet i pafajshëm. Shtetet e Bashkuara e caktuan zyrtarisht Gershkoviçin si “të arrestuar gabimisht” në fillim të kësaj jave, por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se masa nuk do të ndryshonte qasjen e Moskës.

arrestim gazetar konfirmim putin