TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 14:40

Arrestimi i ish-Princit Andrew, reagon familja e një prej viktimave të Epstein: Zemrat tona u ngushëlluan

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i ish-Princit Andrew, reagon familja e një prej viktimave të
Arrestimi i ish-Princit Andrew, reagon familja e një prej viktimave të Epstein: Zemrat tona u ngushëlluan

Pas arrestimit të Prince Andrew, familja e Virginia Giuffre ka reaguar, duke shprehur mirënjohje dhe duke theksuar se “askush nuk është mbi ligjin”.

Në një deklaratë për New York Post, vëllezërit dhe motrat e Giuffre, Amanda Roberts, Danny dhe Lanette Wilson thanë se lajmi për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor u ka sjellë njëfarë ngushëllimi.

“Më në fund, sot, zemrat tona të thyera u ngushëlluan nga lajmi se askush nuk është mbi ligjin, madje as familja mbretërore”, u shprehën ata.

Familja gjithashtu falënderoi Thames Valley Police për hetimin dhe arrestimin.

“Në emër të motrës sonë, Virginia Roberts Giuffre, shprehim mirënjohjen tonë për Policinë e Luginës së Thames në Mbretërinë e Bashkuar për hetimin dhe arrestimin e Andrew Mountbatten Windsor”, thuhet në reagim.

Ky zhvillim ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein dhe lidhjet e tij me figura të njohura ndërkombëtare.

arrestimi i ish-princit andrew familja e një prej viktimave epstein

Lini një Përgjigje