TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 13:19

Presidentja e Bankës Qëndrore shuan zërat për dorëheqje: Mbetem e përkushtuar ndaj detyrave të mia 

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja e Bankës Qëndrore shuan zërat për

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde u ka dërguar një mesazh qetësues kolegëve të saj se ajo mbetet e përqendruar në punën e saj, pas spekulimeve se ajo mund të japë dorëheqjen herët përpara zgjedhjeve presidenciale franceze në vitin 2027, raportoi Financial Times.

Lagarde i siguroi kolegët e saj se do t'i informonte më parë nëse do të largohej, thanë katër burime për Reuters. Ky mesazh u interpretua si një shenjë se Lagarde nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. 

Më vonë gjatë ditës, Lagarde u dërgoi një tjetër mesazh politikëbërësve të BQE-së, ku theksoi se mbetet e përkushtuar ndaj rolit të saj dhe se çdo vendim i mundshëm për largim do t’u komunikohet atyre drejtpërdrejt, jo përmes mediave, raportojnë burimet për Reuters.

Megjithëse mesazhi nuk e mbylli derën në mënyrë të qartë për një zhvillim të tillë. Një zëdhënës i BQE-së nuk pranoi të komentonte. 

christine lagarde banka boterore qendrore

Lini një Përgjigje