TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 13:52

Medvedev kërcënon Zelenskyn: Je një idiot! Sa më gjatë të qëndrosh, aq më shumë do zvogëlohet territori i Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev kërcënon Zelenskyn: Je një idiot! Sa më gjatë
Dmitry Medvedec dhe Volodymyr Zelensky

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe kryetari i partisë “Rusia e Bashkuar”, Dmitry Medvedev deklaroi se qëllimi i operacionit ushtarak në Ukrainë është të sigurojë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e vendit për dekadat e ardhshme. 

Gjatë një vizite në rajonin e Sverdlovskut, në një uzinë të ndërtimit hekurudhor, Medvedev theksoi se Rusia vijon zhvillimin dhe përparimin teknologjik paralelisht me operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Gjëja më e rëndësishme në vendin tonë është që zhvillimi të vazhdojë, përparimi teknologjik po përparon. Por operacioni special ushtarak (në Ukrainë) është gjithashtu duke u zhvilluar dhe me siguri do të përfundojë. Dhe qëllimi është të sigurohet paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit tonë për dekadat e ardhshme”, tha ai.

Zyrtari rus theksoi se Moska nuk mund të pranojë ekzistencën e një shteti “jomiqësor” pranë kufijve të saj, veçanërisht nëse ai është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Fatkeqësisht, ne nuk mund ta tolerojmë idenë e një shteti që është pranë vendit tonë dhe është armiqësor ndaj nesh, veçanërisht kur është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, domethënë NATO-s”, deklaroi Medvedev gjatë një takimi me punëtorët.

Ai përsëriti se Rusia “do të arrijë paqen dhe do të sigurojë sigurinë e shtetit të saj”, duke theksuar se objektivat strategjikë të Moskës mbeten të pandryshuar.

Në të njëjtin fjalim, Medvedev sulmoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e cilësuar atë si një “idiot të dobishëm” dhe duke shtuar se sa më gjatë të qëndrojë në pushtet, “aq më i vogël do të bëhet territori i ‘Ukrainës’”. 

volodymyr zelensky dmitry medvedev

Lini një Përgjigje