TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2026, 14:16

Australi, sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në historinë e vendit

Shkruar nga Pamfleti
Australi, sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në
Droga e sekuestruar

Policia australiane vlerëson se sasia e sekuestruar ka një vlerë tregu prej 816 milionë dollarësh australianë. Dy persona janë arrestuar dhe përballen me dënim të përjetshëm...

Autoritetet australiane kanë arritur të sekuestrojnë sasinë më të madhe të kokainës në historinë e vendit, pasi zbuluan rreth tre tonë të lëndës narkotike në një strehë nëntokësore në Sidnei. Sipas Policisë Federale Australiane, ngarkesa u zbulua më 19 qershor në një banesë në zonën Londonderry, në perëndim të Sidneit. Kokaina ishte fshehur në dysheme të dyfishta të ndërtuara posaçërisht brenda tre kontejnerëve të transportit, të vendosur në një hapësirë nëntokësore.

Policia vlerëson se sasia e sekuestruar ka një vlerë prej 816 milionë dollarësh australianë, ose afro 500 milionë euro.

Gjatë operacionit, autoritetet arrestuan dy persona, 21 dhe 25 vjeç, të cilët akuzohen për posedim të një sasie tregtare të një droge të paligjshme. Sipas legjislacionit australian, ata mund të përballen me dënim me burgim të përjetshëm.

Hetimet tregojnë se kokaina kishte mbërritur në Australi me anije në Midge Point, një zonë me popullsi të rrallë në shtetin e Queensland-it. Më pas, të dyshuarit e transportuan ngarkesën me automjet drejt Sidneit, duke përshkuar një distancë prej rreth 1.800 kilometrash.

Sipas të dhënave të Universitetit të Uellsit të Ri Jugor (University of New South Wales), çmimi i kokainës në tregun australian arrin deri në 300 dollarë australianë (rreth 185 euro) për gram.

 

australi droga kokaina

Lini një Përgjigje