
Kancelari austriak Christian Stocker, pasi mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë në muajin maj, iu rikthye Ballkanit me vizita në Podgoricë dhe Beograd.
Gjatë vizitës së tij në Beograd, Stocker theksoi se Austria është një nga mbështetësit më të besueshëm të perspektivës së integrimit të rajonit në BE.
“E ardhmja juaj është në BE. Ne jemi një nga avokatët më të mëdhenj që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së. Siç e dini, Austria është një nga mbështetëset më të forta të një perspektive të besueshme të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ky rajon na përket jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe për historinë, kulturën dhe mbi të gjitha nga ana njerëzore. Në të njëjtën kohë, është e qartë se nuk mund të ketë kompromise në rrugën drejt anëtarësimit, për shembull në fushat e sundimit të ligjit, lirisë për të protestuar dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.”, tha ai.
Lini një Përgjigje