Ky Samit shihet si një mundësi e madhe për liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët në pa mundësi për të zhvilluar takime zyrtare, me zyrtarë të lartë në Uashington, shfrytëzojnë këtë Forum për të shkrepur ndonjë foto...
Forumi ekonomik i ‘Davos’-it, i cili mbahet në Zvicër ka mbledhur një numër të madhe liderësh nga e gjithë bota, përfshirë dhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ky Samit shihet si një mundësi e madhe për liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët në pa mundësi për të zhvilluar takime zyrtare, me zyrtarë të lartë në Uashington, shfrytëzojnë këtë Forum për të shkrepur ndonjë foto.
Fotot e shkrepura në çast, përdoren më pas nga liderët e Ballkanit për të ngritur një retorikë të 'rreme' politike në vendin e tyre, se kanë mbështetjen e SHBA-së.
Më i shpejti kësaj rradhe ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili ka arritur të shkrepë disa foto me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ndërkohë që i postoi fotot në ‘Facebook’, Vuçiç tha se kishte zhvilluar një takim me Rubion ku kishte folur për situatën globale dhe partneritetin SHBA-Serbi.
Pavarësisht se në foto Rubio duket sikur është kapur në befasi nga Vuçiç, këtij të fundit do t’i vlejnë shumë këto foto, duke pasur parasyshë situatën në të cilën ai ndodhet në Serbi.
“Një takim i përzemërt dhe i shkurtër me sekretarin Rubio, me të cilin shkëmbeva mendime mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale të politikës globale, si edhe mbi temat e këtij viti të #WEF26.
Theksova qëndrimet e Serbisë mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe shpreha bindjen se marrëdhëniet mes vendit tonë dhe SHBA do të vazhdojnë të forcohen në fushat me interes të ndërsjellë, pasi Serbia, ndonëse një vend i vogël, gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm në një kontekst kompleks ndërkombëtar”, shkruna Vuçiç në postimin e tij në ‘Facebook’.
Lini një Përgjigje