Bota28 Gusht 2023, 22:01

Avokati serb godet Vuçiçin: Tenton ta etiketojë veten si aktor të rëndësishëm, por në fakt nuk e do askush

Shkruar nga Pamfleti

Avokati serb godet Vuçiçin: Tenton ta etiketojë veten si

Serbia ka shprehur hapur zhgënjimin e saj ndaj dy republikave të dala nga ish-Jugosllavia, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për njohjen që ato i kanë bërë pavarësisë së Kosovës.

Ka qenë vete ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç i cili i ka sulmuar hapur duke pohuar se me këtë veprim, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë. Madje ai ka shkuar me larg duke pohuar se RMV dhe Mali i Zi nuk po e shikojnë kërcënimin që sipas tij po vjen nga faktori shqiptar në rajon dhe rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Deklarata këto ndaj te cilave ka reaguar direkt kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas te cilit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si anëtare të NATO-s, nuk do të lejojnë askënd t’i tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë.

Avokati i njohur serb, Cedomir Stojkovic tha se Aleksandër Vuçiç ka humbur çdo aleat në Perëndim në 2 vite e fundit dhe askush nuk e mbështet politikën e tij.

“Ai është duke ndjekur një politikë që është krejtësisht e kundërt nga ajo që ndoqi para 5 vitesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Mori vlerësimin e perëndimit kur nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por më pas nuk ndoqi asnjë vlerë tjetër perëndimore. Ai do t’i japë mesazh perëndimit që nëse nuk doni të jeni miqtë e mi, do rris tensionet ndaj Kosovës dhe kam për të zhbërë të gjitha marrëveshje me Kosovën. Kjo është loja e tij në përpjekje për të vendosur veten në skenën e Perëndimit si aktor i rëndësishëm”, u shpreh avokati për “Euronews Albania”.

vucic avokati serb