Bota28 Gusht 2023, 20:59

Pas shpalljes “non grata”, aleati i Vuçiç propozon ‘bashkim’ me Rusinë e Kinën

Shkruar nga Pamfleti

Pas shpalljes “non grata”, aleati i Vuçiç propozon

Deputetët e Lëvizjes Socialiste në Serbi i kanë dorëzuar kryetari të Kuvendit të Serbisë propozim për Rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS.

Nënshkrues të këtij propozimi janë deputetët e partisë, kryetar i së cilës është sanksionuar nga SHBA, Aleksandër Vulin, Bojan Torbica dhe Gjorgje Komlenski, të cilët janë pjesë e partnerë koalicioni me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Të vetëdijshëm se bota në të cilën jetojmë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme, ne shprehim nevojën për hapjen e një dialogu të gjerë social para publikut të Republikës së Serbisë për faktin e padiskutueshëm se të ashtuquajtura rruga evropiane e Serbisë ka një alternativë të qartë të mishëruar në procesin e anëtarësimit në organizatën BRICS, si procesi më aktual integrues ekonomiko-politik global aktualisht”, thuhet në propozim-rezolutën e tyre.

BRICS është një akronim që i referohet Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Vendet e BRICS funksionojnë si një organizatë e lirshme që synon të çojë më tej bashkëpunimin ekonomik midis vendeve anëtare dhe të rrisë pozitën e tyre ekonomike dhe politike në botë.