
Tentativa e Rusisë për të kapur qytetin ukrainas, Bakhmut ka pasur një kosot të lartë për Putinin, kjo pasi më shumë se 60,000 ushtarë kanë humbur jetën në fushëbeteje.
Sipas një zyrtari perëndimorë numri total i viktimave ruse tani po kalon 200,000 dhe ka shenja që Ukraina mund të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme. Muajin e kaluar, Rusia deklaroi suksesin e saj në kapjen e Bakhmutit pas një beteje afërsisht njëvjeçare.
"Ne gjykojmë se kapja e Bakhmutit ka të ngjarë t'i ketë kushtuar Rusisë të paktën 60,000 viktima në atë sektor Bakhmut-Popasna gjatë betejës njëvjeçare," tha zyrtari.
Në lidhje me ndarjen e vlerësuar të të vrarëve në të plagosur, ata vlerësojnë se është e pakta një e treta e të vrarëve. Ata përsëritën një numër vëzhguesish që kanë thënë duke e përshkruar Bakhmutin si "jo të rëndësishëm strategjikisht" për sa i përket konfliktit më të gjerë.
“Në Bakhmut, ne tani vlerësojmë se elementët ukrainas janë tërhequr nga zona kryesore e ndërtuar e qytetit. Ne po shohim forcat [mercenare] Wagner në procesin e tërheqjes, të paktën tani për tani. Zëvendësimi i këtyre elementeve të forcës është një angazhim i rëndësishëm i forcave të rregullta tashmë të tejzgjatura të Rusisë", tha ai.