TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2023, 17:59

Bashkë u njohën në një emision/ Kush është Andrea Giambruno, ish-partneri kontrovers i Giorgia Melonit?

Shkruar nga Pamfleti

Bashkë u njohën në një emision/ Kush është Andrea

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se është ndarë nga partneri i vjetër Andrea Giambruno, i cili u përball me kritika pas komenteve seksiste në prapaskenë e emisionit të tij.

Këtu përfundon lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet. Rrugët tona janë ndarë prej disa kohësh dhe ka ardhur koha ta pranojmë këtë fakt”, tha ajo.

Gazetari televiziv Giambruno është prezantues i një programi lajmesh të transmetuar nga Mediaset, pjesë e grupit mediatik MFE në pronësi të trashëgimtarëve të të ndjerit Silvio Berlusconi, ish- kryeministri dhe aleat i Melonit. Lidhja e kryeministres italiane me Giambrunon zgjati rreth 10 vjet.

Ndarja erdhi pasi mediat italiane raportuan se Giambruno u kishte bërë komente seksiste kolegeve femra në TV, duke mos ditur që komentet e tij po regjistroheshin. Të premten, emisioni Mediaset transmetoi disa pjesë në prapaskenë të emisioni i drejtuar nga Andrea Giambruno.

Giambruno, 42, i cili drejton emisionin "Diario del Giorno", ishte kritikuar gjithashtu në gusht kur sugjeroi në emisionin e tij se gratë mund të shmangnin përdhunimin duke mos u dehur shumë.

Nëse shkon për të kërcyer, ke çdo të drejtë të dehesh – nuk duhet të ketë asnjë lloj keqkuptimi dhe asnjë lloj problemi – por nëse shmang dehjen dhe humbjen e shqisave, mund të shmangësh edhe përballjen me probleme të caktuara dhe daljen përballë një ujku”, tha ai gjatë programit të tij.

Meloni kishte thënë pas atij episodi se nuk duhej gjykuar për komentet e partnerit të saj dhe se në të ardhmen nuk do t'u përgjigjej pyetjeve për sjelljen e tij.

Por kush është Andrea Giambruno?

Andrea Giambruno ka lindur më 7 maj 1981 në Milano. Ai është një gazetar, autor dhe prezantues i njohur televiziv (sidomos pas emërimit të ish-partneres së tij tashmë, Giorgia Meloni, kryeministër). Për momentin ai drejton rubrikën e aktualitetit “Tg4 – Diario del giorno” dhe është gjithashtu një nga drejtuesit e Studio Aperto që nga viti 2020, programi i lajmeve Italia 1. Ai u bë gazetar pasi ndoqi shkollën e mesme shkencore Frisi në Monza dhe më pas Universiteti Katolik i Milanos, i diplomuar në Filozofi.

Pas diplomimit u specializua në shkrimin e programeve televizive. Karriera e tij në TV, si gazetar, filloi në Telenova, derisa në vitin 2009 mori një telefonatë nga Gigliola Barbieri, autore e Kalispera, e cila i tha të paraqitej në Mediaset të nesërmen.

Nga atje filloi karriera e tij në Mediset. CV-ja e tij (siç ka shkruar ai vetë në rrjetet sociale) përfshin disa pjesëmarrje në: Quinta Colonna, Matrix, Mattino 5, Stasera Italia. Më pas ai u bë imazh i Tgcom24, dhe më pas drejtues i Studio Aperto. Menjëherë pas zgjedhjes së Giorgia Melonit si kryeministre ai pezulloi aktivitetin e tij, për ta rifilluar një tjetër më të suksesshëm.

Historia me Giorgia Melonin

Në fakt, të dy janë takuar në një studio televizive Mediaset. Giorgia Meloni, në atë kohë një militante e partisë së qendrës së djathtë, supozohej të merrte pjesë në një transmetim politik në rrjet. Para transmetimit, gazetari tha në disa intervista se Meloni po hante një banane. Ka qenë vetë Giambruno ai që e ka ndërprerë duke e ftuar të hyjë në studio për fillimin e transmetimit. Shkëndija filloi atje. Që atëherë filloi një histori e cila në vitin 2016 solli në jetë vajzën e tyre Ginevra. /Pamfleti

Lini një Përgjigje