Bota20 Tetor 2023, 15:44

Nga shantazhet te frika për të tjera video, çfarë fshihet pas divorcit të Giorgia Melonit?!

Shkruar nga Pamfleti
Nga shantazhet te frika për të tjera video, çfarë fshihet
Meloni dhe ish-bashkëshorti

Kryeministrja e Italisë njoftoi ndarjen nga bashkëshortit, të cilit ju publikua një video në të cilën pranon se ka lidhje jashtëmartesore...

Sado e tronditur, e sprovuar dhe e dhimbshme që mund të jetë ndarja nga bashkëshorti, Giorgia Meloni nuk i harron aspektet politike të çështjes Giambruno. Në rreshtat e fundit të postimit të lamtumirës të postuar në rrjetet sociale, kryeministrja shton një shënim të shkurtër plot kuptim, i cili do të lexohet dhe rilexohet nga komentues, gazetarë dhe mbi të gjitha nga politikanët e mazhorancës dhe opozitës: “Të gjithë ata që shpresonin të dobësohesha, duke më goditur në familje, ta dinë se sado që të shpresojnë se pika do të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë".

Nga shantazhet te frika për të tjera video, çfarë fshihet

Është një njoftim i rezistencës së gjithanshme, një premtim se sigurisht nuk do të jetë sjellja e babait të vajzës së saj, as presionet, ato që do të minojnë vendosmërinë e saj për të qëndruar në Palazzo Chigi deri në fund të legjislaturës. Megjithatë, kjo situatë të kujton pa dashje, përgjigjen shumë të ashpër të Giorgia Melonit ndaj Berlusconit në ditët e lindjes së qeverisë: "Unë nuk jam e pa shantazhueshme".

Këtu, pra, pa nxitur komplote apo fantazma të tjera, melonët përpiqen të lidhin pikat, pyesin veten nëse trashëgimtarët e Kavalierëve dhe pronarët e Mediaset kanë vënë në shënjestër liderin e djathtë dhe ata përgjigjen se jo: fundosja e Andrea Giambrunos, prezantues dhe tashmë ish-partner i Giorgia Melonit, është «një lojë tërësisht e brendshme brenda kompanisë». “Mediaset” është kompania e Berluskonit dhe fakti që regjistrimi i filmuar në ambiente e studiove përfunduan në publik, mund të shihet si një lloj “Puçi”. Giambrunos flet për lidhje jashtë martesore dhe kërkon një vajzë për marrëdhënie treshe me të dashurën e tij.

Nga shantazhet te frika për të tjera video, çfarë fshihet

Sido që të jetë, kryeministrja ka vendosur të derdhë deri në pikën e fundit një gotë të mbushur plot prej kohësh. Bëmat e bashkëshortit të saj janë vërtet shumë për Giorgia Melonin. Kryeministrja e ka të qartë se nuk janë të fundit, dhe së shpejti mund të dalin ngjarje dhe vulgaritete të tjera seksiste të vjedhura në prapaskenat e studios.

Dhe Giorgia Meloni kuptoi me dhimbje se imazhi i qeverisë së një vendi të G7, i kryesuar për herë të parë nga një grua, nuk mund të mbetet peng i bëmvae të burrit të saj. /Corriere della Sera