Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, i ka drejtuar një thirrje deputetes Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si ‘Neomalsorja’, që të dorëzojë mandatin e ligjvënëses, pasi ai i përket socialistëve.
Reagimi i Ballës erdhi pasi më parë Koçeku ka deklaruar se do të jetë zëri i protestuesve në Kuvend dhe se do të regjistrohet si deputete e pavarur.
“Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, pasi i përket Partisë Socialiste”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. Koçeku fitoi mandatin e deputetes në qarkun e Shkodrës, atje ku renditej e para në listën shumëemërore. Në këto kushte, Balla u shpreh se ajo nuk është zgjedhur si ligjvënëse duke u votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët, por nga Partia Socialiste.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruante se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjtat që ka pasur përpara se të angazhohej me një forcë politike, duke lënë të kuptohet se ka vendosur të distancohet nga Partia Socialiste.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan ajo në postimin e saj.
KU SHKRUHET QE DUHET TA DORXOJ
Balla duhet te na sqaroje nese ai mendon qe mandati i deputetit i perket partise ose me sakte kryetarit qe zoteron listat e mbyllura apo popullit qe i voton si listat e mbyllura ashtu edhe deputetet e listave te hapura. Ja perse ndryshimi i Kodit Zgjedhor eshte gjeja kryesore qe duhet te dale nga protesta, qe mandati i deputetit mos jete placke pazari dhe vota e qytetarit mos jete mjet pushteti ekskluziv i kryetarit. Dhe mos dali Balla i rradhes me kerkesa patetike te ketij niveli ku deputeti duhet te dorezoje mandatin meqe nuk eshte ne nje linje me partine. Ne meritojme njerez qe te na perfaqesojne ne, jo kryetarin apo dhezenesit e tij. Kjo vlen per te gjitha partite, sidomos PS dhe PD, kryetaret e te cilave jane te investuar qe ky kod i gatuar prej tyre te qendroje sic eshte. Sa per Marjanen, per aq kohe sa ka sakrifikuar emrin dhe integritetin e saj me PS-ne, e meriton ta mbaje mandatin dhe ta perdore si duhet, edhe sikur te jete e vetmja vote kunder ne ate parlament. Uroj qe ta ndjekin mjaftueshem te tjere per te bere ndryshimin!