Politike23 Mars 2023, 14:50

Berisha thirrje Ahmetajt: Mos u hidhni hi syve shqiptarëve, pendohu dhe ço Ramën brenda

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje Ahmetajt: Mos u hidhni hi syve shqiptarëve, pendohu dhe

Ish kryeminisitri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit pasi akuzoi Damian Gjiknurin dhe Belinda Ballukun për energjinë kaloi te dosja e inceneratorëve.

Berisha u shpreh se ka një thirrje për Ahmetajn duke i thënë se duhet të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të zbërthejë para popullit të gjithë veprimtarinë kriminale sipas tij të qeverisë.

“Ahmetaj le të shkojë atje, por skapi i partisë nuk u hedh hi syve shqiptarëve sepse kreu i meduzës është Rama. Ndaj dhe mos mendoni ju se do mbyllet kjo aferë me Arben Ahmetaj, megjithatë thirrja ime për Ahmetaj është të bëhesh i penduari i drejtësisë. Ke vjedh, mos mendo që nuk ke vjedhur, por ke vetëm një rrugë që të zbërthesh para popullit të gjithë veprimtarinë kriminale”, deklaroi Berisha.

Berisha pati një debat dhe me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili ndodhej në sallën e Kuvendit, duke e quajtur këtë të fundit intrigant.

“Po ti mor ministër drejtësie çfarë bën që firmos? Ti edhe kur nuk firmos vjen e bën avokatinë këtu.Shkon arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, sepse ajo është bërë kryeministre tani. Po s’të shkojnë këto intriga mor intrigant, e di gjithë Dibra!”, iu drejtua Berisha Manjës.

berisha ahmetaj