
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Sali Berishës. Berisha kërkonte pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt deri në marrjen e vendimit nga Kolgeji Zgjedhor, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga KAS.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mund të bëhet ankimim brenda 5 ditëve në Kolegj.
Përballë trupës së KAS përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj, kërkoi pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor.
“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”- tha Nuraj, duke shtuar se kryekomisioneri duhej të priste derisa vendimi të merrte formë të prerë dhe t’i kalonte të gjithë hapat.
Pas mbledhjes së grupimit dhe Kryesisë së tij, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se është diskutuar për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Ai u shpreh se PD-ja ka veç nga një kandidat për 61 bashkitë e vendit, ndërsa për kandidatët e Berishës, edhe pse i ftoi tha se janë me logo të tjera.
Ndërkohë Berisha është futur në zgjedhje me partinë e Ilir Metës me koalicionin "Bashkë fitojmë".
Lini një Përgjigje