Bota 6 Prill 2023, 08:06

Berlusconi në terapi intensive, vëllai i tij tregon gjendjen: Ai është si një shkëmb, do t’ia dalë

Shkruar nga Pamfleti

Berlusconi në terapi intensive, vëllai i tij tregon gjendjen: Ai

Ish-kryeministri italian, 86-vjeçari, Silvio Berlusconi është shtruar në spital në San Raffaele.

Bëhet me dije se Berlusconi është në terapi intensive për probleme kardiovaskulare, por gjendja e tij thuhet të jetë e qëndrueshme.

Vëllai i tij Paolo ka folur për mediat italiane, ku shprehet se ai është në gjendje të qëndrueshme.

“Ai është në gjendje të qëndrueshme, është shkëmb. Do t’ia dalë edhe kësaj here”, është shprehur vëllai i Berlusconit.

Kjo nuk është hera e parë që Silvio Berlusconi, shtrohet në spital pasi i njëjti problem i oksigjenimit është shfaqur përsëri ndjeshëm, edhe për shkak të efekteve të post Covid, i cili kishte bërë që mjekët ta shtronin në spital në fund të marsit. Një problem i zgjatur që çon në lodhje të sistemit vaskular dhe të mushkërive shpjegohet në mjediset e kujdesit shëndetësor gjithashtu riprodhon simptomat karakteristike të pneumonisë edhe nëse nuk është pneumoni.

berlusconi shkemb vellai terapi intensive