TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2023, 20:38

Rusia i sugjeron Sudanit të kontraktojë grupin "Wagner" për shuarjen e luftës së brendshme

Shkruar nga Pamfleti

Rusia i sugjeron Sudanit të kontraktojë grupin "Wagner"

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp në Kombet e Bashkuara i sugjeroi Sudanit që të përdorte grupin privat “Wagner” për të shuar mosmarrëveshjen.

Lavrov e përshkroi atë që po ndodh në Sudan si një “tragjedi”, por ai përsëriti se Wagner është një “kompani private” dhe Sudani ka të drejtë të përdorë shërbimet e tij nëse dëshiron.

Mos harroni se si u krijua shteti i Sudanit”, tha ai, duke argumentuar se prioriteti i SHBA-së ishte ndarja e atij vendi.

Kujtojmë se Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, është një organizatë paraushtarake ruse e përbërë nga një rrjet mercenarësh që zotërohet dhe financohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Putinin.

Grupi Wagner u bë i njohur pas përfshirjes së saj në luftën e Ukrainës, por ajo ka operuar prej kohësh në vende si Afrika dhe Azia. Shërbimet e saj kryesore ofrojnë, shtypjen e demonstratave, grushteve të shtetit dhe mbrojtja e personaliteteve të ndryshme. 

rusia wagner sudan

Lini një Përgjigje