
Disa nga krerët e lartë të kishës në Ukrainë, së bashku me disa manastire kyçe, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa disa priftërinj të profilit të lartë janë akuzuar për tradhti dhe nxitje të urrejtjes fetare...
Që nga nëntori, shteti ukrainas ka hetuar Kishën Ortodokse të Moskës me pretendimin se është krah i Kremlinit dhe se po maskon propagandën ruse si mësim fetar.
Disa nga krerët e lartë të kishës në Ukrainë, së bashku me disa manastire kyçe, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa disa priftërinj të profilit të lartë janë akuzuar për tradhti dhe nxitje të urrejtjes fetare.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha në dhjetor se çdo organizatë fetare që do të zbulohej se punon për Rusinë do të ndalohej, një veprim që ai shpjegoi se ishte krijuar për të parandaluar Rusinë që të dobësonte Ukrainën nga brenda.
Kishës së lidhur me Moskën i është thënë të largohet nga selia e saj pasi i skadoi qiraja e saj në manastirin e Kyiv Pechersk Lavra, shtëpia më e rëndësishme e Ortodoksisë Lindore. Që nga njoftimi i dëbimit, priftërinjtë, murgjit dhe seminaristët të veshur me rrobat tradicionale të gjata ortodokse të zeza janë parë duke ngarkuar ikona dhe mobilje në kamionë.
Hetimi i shtetit ukrainas mbi kishë, i nxitur nga një video pa datë e kongregtarëve në Lavra që luteshin për “Nënën Rusi” ka fundosur reputacionin e saj tashmë në rënie. Në Ukrainën e kohës së luftës, ku të paktën 100 ushtarë plagosen ose vriten në vijën e frontit çdo ditë, bashkëpunimi me Rusinë shihet si mëkati i fundit.
Por kisha e lidhur me Moskën i hedh poshtë akuzat. Ajo thotë se i prishi lidhjet e saj me Moskën pas pushtimit të shkurtit 2022 dhe mohon me forcë se është ndikuar, kontrolluar ose financuar nga Rusia.
Në vend të kësaj, ajo këmbëngul se edhe para shkurtit 2022 e vetmja lidhje kishte qenë njohja shpirtërore e Patriarkut të Moskës, si kishë nënë ortodokse dhe kisha kishte administruar veten dhe nuk kishte marrë para nga Moska.
Në një intervistë, Mitropoliti (peshkopi) Clement, kreu i politikës së informacionit në kishën e lidhur me Moskën në Ukrainë, pohoi se hetimi i shtetit ukrainas është një komplot për të mbjellë përçarje mes ukrainasve nga agjentët rusë në administratën presidenciale të Ukrainës.
Megjithatë, ka shumë shembuj të priftërinjve të rangut të lartë në kishën e tij që propagandonin narrativat e Kremlinit përpara pushtimit të vitit 2022, ku thoshin në intervista televizive se Krimea ishte ruse dhe se lufta në Donbas ishte një luftë civile, duke refuzuar të kritikojnë Rusinë ose Vladimir Putin.
Bastisjet në kishë nga shërbimet e sigurisë të Ukrainës që nga nëntori kanë zbuluar literaturë dhe flamuj pro ruse, madje edhe pasaporta ruse. Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë publikuar gjithashtu biseda të përgjuara që dyshohet se shfaqin priftin e dytë më të vjetër të kishës, Metropolitan Pavlo, duke festuar pushtimin e Khersonit nga Rusia dhe duke diskutuar teorinë e konspiracionit ruse, se Rusia kishte në shënjestër bio-laboratorët amerikanë në Ukrainë.
Megjithatë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka shprehur shqetësimin se veprimet e qeverisë ukrainase kundër kishës mund të jenë diskriminuese.
Cyril Hovorun, një teolog që dikur ishte një anëtar i lartë i kishës së lidhur me Moskën dhe më pas ndryshoi besnikërinë, e krahasoi çështjen e infiltrimit pro-rus në kishë me skandalin pedofil në kishën katolike romake; udhëheqja e di se kush është një Bashkëpunëtor rus por mbylli një sy, madje mbron peshkopin në fjalë, për të mbrojtur kishën.
Ndërsa shërbimet e sigurisë vazhdojnë hetimin e tyre publik, besimtarët dhe priftërinjtë e nivelit bazë të Kishës Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën kanë ndryshuar gjithnjë e më shumë besnikërinë e tyre ndaj Kishës Ortodokse të Ukrainës.
Kisha Ortodokse e Ukrainës, e cila përfshin pothuajse të njëjtat tradita fetare, por nuk është shpirtërisht në varësi të Rusisë, u njoh ndërkombëtarisht vetëm në vitin 2019. Si Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Moskën, ashtu edhe Kisha Ortodokse Ruse besojnë se shpallja e saj e pavarësisë është përçarëse dhe krijon ndarje.
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës, e cila është përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve, ka sugjeruar shkëmbimin e disa prej 12,000 priftërinjve me robër lufte ukrainas të mbajtur nga Rusia.
Pavarësisht se ata janë shtetas ukrainas, Ukraina ka shkëmbyer tashmë disa nga priftërinjtë e akuzuar të lidhur me Moskën me robër lufte ukrainas të mbajtur nga Rusia, tha kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, Vasyl Malyuk.
Por në fund pavarësisht hetimit, e ardhmja e kishës së lidhur me Moskën, ashtu si të gjithë elementët pro-rusë në Ukrainë, nuk janë aspak të sigurt./Përshtati “Pamfleti” nga “The Guradian”
Lini një Përgjigje