
Presidenti Joe Biden tha se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë nuk kishin "asgjë të bëjnë" me ngjarjet e së shtunës në Rusi, ku bosi i Wagner, Yevgeny Prigozhin dyshohet se nxiti një rebelim të armatosur kundër Kremlinit.
Biden tha se ai udhëzoi ekipin e sigurisë kombetare që të monitorojë nga afër ngjarjet e së shtunës në Rusi dhe t'i raportojë atij "orë pas ore" si dhe të përgatitet për një sërë skenarësh.
Ai tha se foli gjithashtu me aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës për të siguruar që të jenë të gjithë në të njëjtën linjë, për të shmangur keqkuptimet.
“Është kritike që ne të jemi të koordinuar në përgjigjen tonë dhe të koordinuar në atë që duhet të parashikojmë. Duhet të siguroheshim që të mos i jepnim Putinit asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin apo NATO-n për këtë. Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Ne nuk kishim të bënim me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus", tha Biden.
Lini një Përgjigje