![]()
Rusia pas qetësimit të situatës po tenton të justifikojë kryengritjen e Wagner, duke u munduar të përfshijë Perëndimin në ‘ekuacion’.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se Moska ka nisur një hetim, pasi ka dyshime se inteligjenca perëndimore ishte e përfshirë në kryengritjen e Wagnerit.
“Shërbimet speciale ruse po hetojnë nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore ishin të përfshira në ngjarjet që ndodhën në Rusi të shtunën”, Lavrov për Russia Today.
Moska pretendon ndërhyrje se ka pasur ndërhyrje në ngjarjet e brendshme. Lavrov nuk paraqiti menjëherë prova apo informacione të mëtejshme, por tha se hetimi tashmë ka nisur.
Kujtojmë se kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin nxiti një rebelim të armatosur ndaj Vladimir Putinit të shtunën, por më pas u tërhoq dhe pranoi një marrëveshje për t'u larguar nga Rusia për në Bjellorusi. Një marrëveshje e cila ende nuk dihet se çfarë përmban.
Lini një Përgjigje