TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 13:16

Biseda Truimp-Putin, Kremlini: Tani flasim për paqe, jo për luftë

Shkruar nga Pamfleti

Biseda Truimp-Putin, Kremlini: Tani flasim për paqe, jo për luftë

Kremlini duket optimist për arritjen e paqes, 3 vjet pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, në një përpjekje për një pushtim në shkallë të gjerë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke folur për bisedën telefonike mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, tha se tashmë bisedimet do të jenë për paqe dhe jo për luftë.

Kremlini deklaroi sot, të dielën, se rëndësia e bisedës telefonike mes presidentit amerikan dhe rus është se tani Rusia dhe SHBA do të flasin për paqe dhe jo për luftë.

"Është një mesazh i fortë që tani do të përpiqemi t'i zgjidhim problemet përmes dialogut," i tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gazetarit të televizionit shtetëror, Pavel Zarubin.

Peskov tha se takimi i parë midis Putinit dhe Trump është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh rrethanat aktuale, duke shtuar se sanksionet perëndimore nuk do të pengojnë bisedimet Rusi-SHBA pasi ato mund të "hiqen aq shpejt sa u vendosën".

 

Lini një Përgjigje