
Bisedimet kryesore midis SHBA-së dhe Ukrainës janë duke u zhvilluar tani në Gjenevë. Diskutimet e sotme janë në dy vende, me diskutime paraprake që do të zhvillohen në InterContinental përpara se diskutimet zyrtare të mbahen në ndërtesën e Misionit të SHBA-së, të dyja në Gjenevë.
Plani origjinal me 28 pika u kritikua nga shumë njerëz si shumë ndëshkues ndaj Ukrainës, duke kërkuar që ajo të lëshonte territor dhe të zvogëlonte madhësinë e forcave të saj të armatosura.
Duke cituar një dokument të parë nga gazetarët e Reuters, thuhet se Europa ka propozuar një kundër plan që përmban disa ndryshime thelbësore.
Çfarë ndryshimesh kërkon BE-ja:
-Kufizimi i ushtrisë së Ukrainës në 800,000 në "kohë paqeje" (në vend të kufirit të përgjithshëm të SHBA-së prej 600,000)
-Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO varet nga konsensusi i anëtarëve të bllokut, i cili aktualisht nuk ekziston.
-NATO gjithashtu do të binte dakord të mos i staciononte përgjithmonë trupat nën komandën e saj në Ukrainë në kohë paqeje.
-Ukraina do të “kompensohej financiarisht”, përfshirë edhe përmes aseteve ruse që do të mbeteshin të ngrira derisa Moska të paguante për dëmin ndaj Ukrainës.
-Kievi premton të mos e rimarrë territorin e pushtuar me mjete ushtarake
-Negociatat për shkëmbimet territoriale do të fillonin nga "vija e kontaktit".
-Ukraina do të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje
-Dhe do të merrte gjithashtu garanci nga SHBA-ja që pasqyrojnë Nenin 5 të NATO-s.
Lini një Përgjigje