TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2025, 10:36

Blutë e Londrës e kërkojnë me ngulm, Barcelona ka dy kushte për Fermin Lopez

Shkruar nga Pamfleti
Blutë e Londrës e kërkojnë me ngulm, Barcelona ka dy kushte
Fermin Lopez

Barcelona do të shesë talentin Fermin Lopez, por vetëm nëse për kartonin e tij paguhen 70 milionë euro. Sipas gazetës ‘Mundo Deportivo’, Chelsea e ka ndjekur nga afër mesfushorin për muaj me radhë, por ofertë zyrtare nuk ka bërë.

Por mesazhi nga Barça mbetet i pandryshuar: ata llogarisin te Fermin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe çdo transferim do të merret në konsideratë vetëm nëse plotësohen dy kushte kyçe. Së pari, lojtari vetë duhet të kërkojë largimin. Së dyti, oferta duhet të jetë financiarisht e rëndësishme, në përputhje me fuqinë e madhe shpenzuese të klubeve të Premier League.

Chelsea, nga ana e tyre, nuk po humbet kohë.

“Blutë” i kanë dhënë Ferminit një afat prej 48 orësh për të vendosur nëse është i hapur për t’u larguar nga Barcelona për në Stamford Bridge. Nëse mesfushori jep miratimin e tij, Chelsea pritet të paraqesë menjëherë një propozim zyrtar.

Megjithatë, që të ndodhë transferimi, oferta duhet të jetë 70 milionë euro. Në të kundërt, blaugranat nuk e kanë me nxitim largimin e një talenti si Fermin Lopez.

 

 

 

 

fermin lopez-chelsea

Lini një Përgjigje