Bota20 Shtator 2023, 15:28

“Bota, në prag të luftës bërthamore”, Papa thirrje Rusisë dhe Perëndimit për të nisur negociatat për paqe

Shkruar nga Pamfleti

“Bota, në prag të luftës bërthamore”, Papa

Papa Françesku ka dhënë alarmin sa i takon situatës në të cilën ndodhet bota sot. Me në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në një konferencë të Vatikanit për 60-vjetorin e "Pacem in Terris", ai rikujtoi  thirrjet e tij për kombet që të eliminojnë armët bërthamore dhe të përdorin armët konvencionale vetëm për vetëmbrojtje.

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota është në prag të një lufte bërthamore, ngjashëm sikur kriza raketore e Kubës e vitit 1962.

Kreu i Kishës Katolike këtë deklaratë e bëri gjatë një konference ndërkombëtare në Oslo në ceremoninë e 60-vjetorit të enciklikës papale të botuar nga Papa Gjon XXIII, “Pacem in Terris”.

Në mesazhin e tij, sipas Vatican Neës, Papa tha se konferenca po zhvillohet “ndërsa bota jonë vazhdon të jetë nën shtrëngimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila po zhvillohet gradualisht dhe në rastin tragjik të konfliktit në Ukrainë, ku nuk mungon kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”.

Ai bëri një krahasim midis situatës aktuale dhe kohës që i parapriu botimit të “Pacem in Terris”, ku kriza lidhur me vendosjen e raketave në Kubë në tetor të vitit 1962, e solli botën në mënyrë të rrezikshme pranë shkatërrimit bërthamor.

Duke i kërkuar konferencës që të përqendrohet në seksionet e “Pacem in Terris” që trajtojnë çarmatimin dhe mënyrat për të arritur paqen afatgjatë, Papa tha se “një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme”.

Ai kujtoi, gjithashtu, deklaratën e tij nga Memoriali i Paqes në Hiroshima në vitin 2019, kur tha se “përdorimi i energjisë atomike për qëllime lufte është imorale, ashtu siç është imorale edhe posedimi i armëve bërthamore”.

Lidhur me armët konvencionale, ai tha se ato “duhet të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo të drejtohen drejt objektivave civile”.

papa rusia perëndimi