TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2025, 08:18

Brigitte e rreptë/ Nga shuplaka tek përkushtimi i Macron, presidenti e dëgjon atë para çdo vendimi të rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja që për të kishte forcën të linte burrin e saj, duke krijuar konfuzion në provincën e respektuar të Amiens, dhe që tani, ndoshta me shaka, ndoshta jo, ka fuqinë t'i vërë duart në fytyrë Presidentit të Republikës.

Brigitte e rreptë/ Nga shuplaka tek përkushtimi i Macron, presidenti e
Brigitte dhe Emmanuel Macron

Nga Stefano Montefiori, 

Historia e një çifti të pazakontë, nga gjimnazi në Elize. Lajme të rreme ruse, kritikë të përcaktuar nga Macron si "të çmendur", dhe tani mbrojtja e plotë: "Duart në fytyrë apo "Një shaka për të ulur tensionin"

Emmanuel Macron është një orator i shkëlqyer që përdor frëngjishte të pasur dhe të saktë. Megjithatë, kur sulmojnë gruan e tij Brigitte, ai lëshon disa fjalë të pahijshme, të marra nga zhargoni popullor: “me libër shpie”.

Armiqtë që prekin jetën e tij private, nuk i toleron fare, po fare fare. Atë jetë, që ai ka arritur ta mbrojë mirë, që kur hyri në Elysée në 2017 i shoqëruar nga ish-mësuesja e dramës që takoi në shkollën e mesme, e cila është 25 vjet më e madhe.

Për Brigitte Trogneux, që e bëri për vete në Amiens kur ajo ishte tashmë e martuar me tre fëmijë dhe ai ishte një pesëmbëdhjetë vjeçar ambicioz, Emmanuel Macron vazhdon të ketë një përkushtim absolut, madje me provë video.

Kjo histori ishte suksesi themelor, më i rëndësishmi dhe më i pazakonti i jetës së tij, madje më shumë sesa të bëhej president. të Republikës Franceze në moshën 40 vjeç pa një parti që e mbështeste.

Pa atë demonstrim të parë se dëshirat më të egra, në adoleshencë apo jo, mund të bëhen realitet, ndoshta rruga e Macronit në botë do të kishte qenë ndryshe.

Kështu që, kur kamerat e Associated Press papritmas filmojnë duart e Brigitte në fytyrën e tij, gjithë nerva, në momentin e fundit privat para vizitës publike në Vietnam, ai mbron gruan e tij pa hezitim, duke folur për një shaka, për përleshje që të dy shpesh përdorin për të ulur tensionin, para angazhimeve zyrtare.

Macron i sulet atyre që i quan “të çmendurit”, në raste të tjera i ka quajtur idiotë, që shpikin lajme të rreme dhe absurditete duke u nisur nga çdo pretekst, madje edhe një video që është e vërtetë, siç ndodhi këtë herë.

Thuhet se Brigitte dhe "lobi i Prime-Madame" i Elysée luajtën gjithashtu një rol në "shpërbërjen" e famshme dhe të pakuptuar kurrë, shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare që verën e kaluar e bëri jetën politike franceze edhe më kaotike, në vend që ta thjeshtonte atë siç ishte menduar.

Por përtej këtij episodi, të gjithë e dinë se ka vetëm një zë të cilit Macron do t'i kushtojë vëmendje kur merr një vendim të rëndësishëm, dhe ai është gruaja e tij.

Gruaja që për të kishte forcën të linte burrin e saj, duke krijuar konfuzion në provincën e respektuar të Amiens, dhe që tani, ndoshta me shaka, ndoshta jo, ka fuqinë t'i vërë duart në fytyrë Presidentit të Republikës.

Francezët kanë njohur çifte presidenciale më pak të forta. Familja e dyfishtë e François Mitterrand, i cili për vite me radhë e mbajti të fshehtë vajzën e tij Mazarine. Jacques Chirac i cili në mënyrë të famshme dhe të shpeshtë e tradhtoi Bernadette, dhe ajo e duroi me stoicizëm sipas një tradite të vjetër borgjeze. Pastaj erdhi Nicolas Sarkozy i cili foli në televizion për krizën sentimentale me Cecilia-n, e cila po e linte për një burrë tjetër dhe më pas e shpengoi veten duke u martuar me Carla Bruni-n. Dhe së fundmi François Hollande, i cili solli partneren e tij Valérie Trierweiler në Elysée, e fotografoi veten ndërsa udhëtonte me një skuter për t'i çuar kroasanë gruas së tij të ardhshme Julie Gayet, dhe i dha fund lidhjes me disa rreshta njoftimi për shtyp për AFP, shumë dhimbje dhe gjithashtu pak gëzim. Emmanuel Macron është dashur të merret me diçka tjetër.

Me rusët që kanë nxitur teori konspirative për vite me radhë se Brigitte ka lindur burrë — dy francezë u dënuan për shpifje shtatorin e kaluar — me YouTuber-en amerikane Candice Owens e cila po përhap të njëjtat thashetheme, duke marrë vlerësime të mëdha pa asnjë provë, dhe me përbuzjen e përgjithshme që qarqet tradicionaliste rezervojnë për një çift kaq të pazakontë.

Dje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nuk mundi të mos tallte Macronin: "Ndoshta zonja e parë donte ta gëzonte duke i përkëdhelur faqen, por e llogariti gabim forcën? Apo ndoshta ishte dora e Kremlinit? Ajo që është e sigurt është se Macron do ta mbrojë gjithmonë Brigitte, pa u fshehur./ Corriere della Sera

brigitte macron

Lini një Përgjigje