
PES nuk do URA-n, për shkak të rolit të Dritan Abazoviçit në hapjen e hetimeve për aferën e kriptomonedhave. Spajiç akuzohet për lidhje me një bos kinez kriptomonedhash.
Qeveria e re e Malit të Zi nuk do të jetë sërish shumë solide. Vendi prej më shumë se një viti është në krizë dhe zgjedhjet duket se nuk do sjellin ndonjë stabilitet të madh.
Sot u mbyll numërimi i votave dhe sipas të dhënave zyrtare Lëvizjes Evropa Tani (PES) fitoi 24 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) 21, Fronti Demokratik (DF) 13, aleanca e Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA 11, Partia Boshnjake gjashtë, aleanca e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos 2, forumi shqiptar 2, Aleanca Shqiptare 1 dhe Nisma Qytetare Kroate (HGI) 1.
PES dhe DPS janë partitë më të mëdha të vetme në parlament, por asnjëra nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
Pra, cilat janë opsionet për Lëvizjen Evropa Tani, e cila fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare?
Milojko Spajić, lideri i PES, do ketë mundësinë për tu mandatuar i pari për formimin e qeverisë dhe opsioni më i mirë në tryezë është aleanca me partinë e Abazoviçit. Nëse ata bahen bashkë, shkojnë në 45 deputetë në Kuvend, 3 më shumë se kufiri minimal.
Mirëpo, gjëja e parë që tha Spajiç pas fitores në zgjedhje ishte: “Nuk do të bashkëpunojmë me DPS-në”.
Dhe në të vërtetë, ky ishte një nga mesazhet kryesore të vetë Spajiçit, por edhe të zyrtarëve të tjerë të PES në fushatën parazgjedhore.
Kjo ka ndikuar negativisht në rejtingun e Abazoviçit, por edhe në atë të partisë së tij. Në rast se Spajić krijon një precedent të tillë, votuesit me siguri do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo do të ndalonte ngritjen e PES, e cila nuk i shkon mirë një njeriu që nuk e fsheh se dëshiron të jetë kryeministër.
Në anën tjetër e spektrit, Spajiç pret Frontin Demokratik për bashkëpunim. Një nga liderët e atij formacioni politik, Milan Knezheviç, thotë se DF është e gatshme për koalicion me të gjitha partitë që ishin në pushtet pas gushtit 2020. PES atëherë nuk mori pjesë në zgjedhje, por është një partner i përshtatshëm për DF, e cila me çdo kusht kërkon të jetë në qeveri, raporton “Nova.rs”.
Megjithatë, PES dhe DF së bashku kanë 37 deputetë, që do të thotë se duhen edhe 4 mandate. Mund të jetë një koalicion i demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, që do të siguronte një shumicë prej 48 deputetësh, por ka një pengesë.
PES nuk do URA-n, për shkak të rolit të Dritan Abazoviçit në hapjen e hetimeve për aferën e kriptomonedhave. Spajiç akuzohet për lidhje me një bos kinez kriptomonedhash.
Faktori tjetër i rëndësishëm janë partitë e pakicës, të cilat janë partnerë tradicionalë të DPS-së, por që mund të luajnë një rol kyç në formimin e qeverisë së re.
Nëse Spajiç merr minoritetet në anën e tij, ai mund të formojë një qeveri me ta dhe DF ose me ta dhe koalicionin Demokrat-URA.
Opsioni i fundit është që të gjitha partitë që kanë hyrë në parlament të formojnë qeverinë, përveç DPS-së. Kjo do të nënkuptonte një aleancë të madhe të PES, DF, Demokratëve dhe lëvizjes URA, pakicave, SNP dhe Demos, gjë që nuk ka gjasa për momentin.
Opsionet më të dhimbshme për Spajiçin janë ato që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me DPS-në dhe lëvizjen URA. Pra ai mund të detyrohet të kapërdijë akuzat dhe të bashkëpunojë me ta.
Sa i përket PKSH-së, është pothuajse e sigurt se dy deputetë nga kjo listë do ta mbështesin Spajiç në formimin e qeverisë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje